Te dashur miq,
Ka ardhur momenti përfundimtar i projektit dhe unë do të doja t’ju bëja ftesën për pjesëmarrje. Pas tre vitesh hulumtimi mbi menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike dhe arkeologjisë publike në Mesdhe, pata nderin të takoj shumë prej jush dhe të mësoj akoma më shumë mbi sfidat me të cilat përballemi në praktikën tonë të përditshme. Së shpejti, do të jem në gjendje të ndaj të gjitha rezultatet e projektit dhe si gjithmonë në formatin open access. Ndërkohë, do të doja të organizoja një celebrim të vogël në formën e një eventi të hapur falas, ku të gjithë mund të vendosni tullën tuaj në këtë mur të madh. Ngjarja do të zhvillohet virtualisht në Prill të 2021 dhe do të përpiqemi ta bëjmë të arritshme për të gjithë ju në një mënyrë ose në një tjetër. Nëse merrni këtë njoftim dhe jeni të gatshëm të merrni pjesë në ndonjë nga veprimtaritë, mos nguroni se ne do të bëjmë më të mirën për të gjetur një rrugëzgjidhje kundër problemeve teknologjike. Anglishtja do të jetë gjuha e komunikimit gjatë takimeve virtuale, por meqë nuk duam që gjuha të jetë një pengesë, do të ketë një mundësi për të marrë pjesë në gjuhën tuaj.
Tema e përgjithshme e konferencës do të jetë: “Praktika arkeologjike dhe shoqëria në Mesdhe” aq e gjerë sa tingëllon. Shoqëria (ne sot, jo shoqëritë e shkuara) do të jetë koncepti kryesor dhe çdo qasje që eksploron marrëdhëniet midis shoqërisë dhe arkeologjisë në Mesdhe do të jetë e mirëpritur. Por gjithashtu janë të mirëpritura dhe qasje mbi menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike dhe profesionit arkeologjik në Mesdhe, ose qasje të përgjithshme teorike të arkeologjisë publike nga Mesdheu.
Afati i fundit për të mirëpritur propozime do të jetë 15 SHKURT 2021.
[link]
Mund të zgjidhni midis këtyre opsioneve:
- Ese fotografike në Twitter dhe Instagram [anglisht].
- Kulla e Babelit: Ese posteri [Poster në anglisht + ese opsionale 2000 fjalë në çdo gjuhë të Mesdheut].
Dhe gjithashtu pjesëmarrje (pjesëmarrës aktivë) në panelet e drejtpërdrejta që do të zhvillohen; ngjarjet shoqërore virtuale dhe tubimet, si redaktimi-një-ton i bibliografisë që po planifikojmë për atë javë.
Udhëzime specifike:
* të gjitha kontributet e pranuara do të botohen më vonë në një Vëllim të Veçantë të AP: Online Journal in Public Archaeology (hyrje e lirë falas, e indeksuar në Scopus)
Ese fotografike në Twitter
Gjuha: anglisht
Platforma: Twitter
Formati: Deri në dhjetë imazhe (vetëm imazhe të thjeshta, nuk lejohen slide teksti ose të ngjashme) me titullin e tyre dhe një përshkrim në 280 karaktere.
Pasi të pranohet, do të caktohet një kohë për t’i ndarë gjatë konferencës. Ato do të publikohen si një thread me hashtagun #pubarchMEDfin dhe duke etiketuar @JaimeAlmansa në imazhin e parë. Udhëzime më specifike do të ndahen para ngjarjes. Për çdo dyshim, ose nëse nuk keni Twitter por doni të merrni pjesë, kontaktoni Jaime.
Ese fotografike në Instagram
Gjuha: anglisht
Platforma: Instagram
Formati: Deri në dhjetë imazhe (vetëm imazhe të thjeshta, nuk lejohen slide teksti ose të ngjashme) me titullin e tyre dhe kufirin e 2200 karaktere (të gjitha së bashku).
Pasi të pranohet, do të caktohet një kohë për t’i ndarë gjatë konferencës. Ato do të publikohen si një postim, duke shtuar në mbishkrim hashtagun #pubarchMEDfin dhe duke etiketuar @JaimeAlmansa në fund. E rëndësishme: Ju mund të merrni pjesë vetëm nëse llogaria juaj nuk është vendosur si private. Udhëzime më specifike do të ndahen para ngjarjes. Për ndonjë dyshim, ose nëse nuk keni Instagram por doni të merrni pjesë, kontaktoni Jaime.
Kulla e Babelit: Ese posteri
Gjuha: Anglisht / Opsionale, një ese me 2000 fjalë në anglisht ose ndonjë nga gjuhët mesdhetare.
Platforma: Web
Formati: [poster] Ekuivalent me një print A1. Stili i lirë. Ju mund ta dërgoni në çdo format dhe ne do ta transformojmë atë në imazh. [ese] Ju mund ta shtrini përmbajtjen e posterit në një ese me 2000 fjalë për tu botuar me të.
Pasi të pranohet, posteri (dhe eseja) do të ngarkohen në një galeri posterash në #pubarchMED web dhe njerëzit do të jenë në gjendje ta shohin atë atje. Gjatë konferencës, do të ketë evente të veçanta shoqërore për t’u mbledhur për posterat, kështu që ju të mund të ndërveproni me kolegët e tjerë dhe të bëni pyetje-përgjigje.
Mos harroni të paraqisni propozimet tuaja përpara 15 shkurtit 2021
(abstraktet preferohen në anglisht dhe nën 200 fjalë).